Mustafa kërkon mbështetjen e Këshillit të Përgjithshëm për Avdullah Hotin (Dokument)

24 prill 2020 | 12:25

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar miratimin e Këshillit të  Përgjithshëm rreth të propozuarit për kryeministër, Avdullah Hotit.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së përmes postes elektronike, për shkak të gjendjes së krijuar nga virusi Covid-19, do të votojë për kandidatin për kryeministër, të cilin e ka propozuar Kryesia e kësaj partie.

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm kanë marrë letrën të enjten dhe patën në dispozicion një ditë për të dërguar përgjigjet e tyre.

Ky këshill ditë më parë e ka miratuar edhe vendimin e Kryesisë për koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe partitë e minoriteteve në Kuvend.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja ka regjistruar shifrën më të ulët ditore të viktimave…