Mustafa kërkon nga qytetarët ta përkrahin LDK-në më 6 tetor (Video)
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka deklaruar se vizioni i themeluesve të këtij subjekti politik bëhet realitet me listën e kësaj partie për deputetë.
Mustafa nëpërmjet një videoje ka kërkuar përkrahjen e LDK-në dhe Vjosa Osmanin, duke thënë se kjo e fundit është e përgatitur për ta drejtuar Kosovës.
“Vlerat e LDK-së janë vlera të Kosovës tonë, të sublimuara në përgjegjësinë për ta qeverisur mirë dhe drejtë vendin tonë me kryeministre, Vjosa Osmani, një kandidate të gjeneratës së re, nënë e dy vajzave, e përgatitur dhe e përkushtuar për përgjegjësinë që LDK-ja ia ka dhënë sot, e Kosova do t’ia japë nesër”.
“Kam shumë arsye të besoj në përkrahjen tuaj për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka thënë Mustafa.
https://www.facebook.com/LDKzyrtare/videos/2343651212562464/