Mustafa kërkon mbështetjen e Britanisë në fushën e sigurisë
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin ka biseduar në lidhje me bashkëpunimin në mes të dy shteteve për ngritjen e vazhdimin e ndërtimit të institucioneve të sigurisë.
Mustafa e ka falënderuar ambasadorin britanik për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Republikës së Kosovës në procesin e shtetndërtimit. Gjithashtu, Mustafa ka kërkuar mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në përkrahjen e saj në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.
Ndërsa ambasadori britanik, Ruari O’Connell është shprehur i gatshëm që ky partneritet i mirë në mes të dy vendeve të vazhdojë edhe më tutje, me qëllim të rritjen së nivelit të sigurisë në Republikën e Kosovës.
/Epoka e re/