Mustafa kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare
15 korrik 2019
| 15:31
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë, Per Strand Sjaastad, me të cilin ka diskutuar për situatën aktuale në vend, zgjedhjet e parakohshme dhe zgjedhjet e brendshme në këtë parti.
Mustafa ka falënderuar ambasadorin Sjaastad për përkushtimin dhe angazhimin e tij në zhvillimin e Kosovës dhe Norvegjinë për mbështetjen që i ka dhënë vendit.
Ndërsa, ambasadori Sjaastad, ka falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për një shtet zhvillimor.
/Epoka e re/