Mustafa: Kjo qeveri duhet të rrëzohet
16 janar 2019
| 21:52
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë me dije sërish se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e ekipit negociator në dialog me Serbinë.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Mustafa ka theksuar kjo Qeveri duhet të rrëzohet.
Postimi i plotë i tij:
LDK-ja në asnjë variant dhe me asnjë kusht nuk bëhet pjesë e kësaj Qeverie. Nuk bëhet pjesë e këtij ekipi negocues! Kjo Qeveri duhet të rrëzohet një ditë e më parë. LDK-ja është partia më e madhe në Kosovë. LDK-ja është në opozitë. Është unike dhe nuk i ka dy zëra. Nga opozita LDK e përkrah dialogun me kriteret e definuara në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. Po e përsëris dhe ripërsëris një qëndrim të LDK-së që të gjithë e dinë por po mundohen ta manipulojnë për ta dëmtuar LDK-në.