Mustafa: Kjo Qeveri duhet të shkojë sepse po bën veprime të gabueshme

12 nëntor 2018 | 20:06

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë mbledhjes së zhvilluar me kryetarët e degëve të partisë, ka kërkuar rrëzimin e qeverisë se tanishme, pasi që ajo po bën veprime të gabueshme.

Sipas tij, Qeveria vetë duhet ta dorëzojë mandatin në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

“Kjo qeveri duhet të shkojë sepse po bën veprime të gabueshme dhe nuk e përfaqëson më shumicën në Kuvendin e Kosovës. Nuk e përfaqëson në rastin e fundit as me letra, sepse edhe në letra ka mbetur Qeveri e pakicës”, ka thënë Mustafa.

“Ne e shohim të arsyeshme që Qeveria vetë të ndërmerr hapa dhe ta dorëzoj mandatin në mënyrë që Kuvendi të shpërbehet dhe vendi të shkoj në zgjedhje të reja”, ka deklaruar lideri i LDK-së në një konferencë për media pas takimit me kryetarët e degëve.

Ndërsa kur është pyetur nga gazetarët rreth deklarimeve të fundit të Listës Serbe, Mustafa ka thënë se Lista Serbe ka qenë e përfshirë edhe në rrëzimin e Qeverisë që ai e ka drejtuar.

“Të gjithë këtu e dimë se Qeveria të cilën unë e kam drejtuar është rrëzuar me Listën Serbe. Edhe mocioni është nënshkruar nga njerëzit e Listës Serbe”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll…