Mustafa: Kosova e meriton të bëhet anëtare e Interpolit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se Kosova meriton të bëhet pjesë e Interpolit.
“Policia e Kosovës është e përgatitur mirë, e trajnuar dhe e disiplinuar dhe si e tillë do të jetë vlerë e shtuar e kësaj organizate ndërkombëtare të policisë, e cila ndjek dhe lufton krimin anekënd botës. Këtu qëndron edhe arsyeja pse vendet më demokratike janë në përkrahje të Kosovës, sepse ato kanë investuar shumë për paqe dhe siguri, dhe kanë nevojë për aleatë që luftojnë krimin dhe ndjekin kriminelët e të gjitha përmasave. Vendi ynë, jo vetëm se ka nevojë por e ka edhe për detyrë ti kontribuojë kësaj sigurie. Do të ishte normale që edhe Serbia të përkrah shtetin fqinj, Republikën e Kosovës”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/