Mustafa: Kosova ka zbatuar strategjinë për armët e vogla dhe të lehta

30 janar 2019 | 16:26

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) është mbajtur takimi i Bordit të Projektit të UNDP-së për Siguri (KSSP) në Kosovë.

Në këtë takim kanë marrë pjesë ministri i MPB-së, Ekrem Mustafa, zëvendësministri Izmi Zeka, ushtruesja e detyrës së përfaqësueses së përhershme të UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Perstrand Sjaastad, ai i Gjermanisë, ChristianHeldt dhe drejtori për Operacione në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti.

Gjatë këtij takimi, Bordit të Projektit të UNDP-së për Siguri (KSSP) në Kosovë, ka shqyrtuar rezultatet këtij projekti të arritura gjatë vitit 2018, si dhe ka diskutuar nevojat për asistencë të mëtutjeshme që do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së përgjithshme në vend.

Ministri i MPB-së, Ekrem Mustafa, pasi ka falënderuar projektin e UNDP-së, ka bërë me dije se Kosova ka zbatuar strategjinë për armët e vogla dhe të lehta

“Kosova e ka zbatuar në mënyrë të suksesshme Strategjinë për armët e vogla dhe të lehta, si dhe planin e veprimit që nga viti 2009. E kam miratuar planin e veprimit me Udhërrëfyesin për zgjidhje të qëndrueshme rreth posedimit ilegal, keqpërdorimit dhe trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta dhe municionit të tyre në Ballkanin Perëndimor deri më 2024. Udhërrëfyesi është pjesë e Procesit të Berlinit”, ka thënë Mustafa

Projekti në fjalë është i fokusuar në kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta (AVL), zhvillim më të sigurt të komunitetit, parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe në kohët e fundit edhe luftimin e krimit kibernetik.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli francez i Manchester Unitedit, Anthony Martial ka rinovuar me…