Mustafa: Kosova ndodhet në një gjendje të rrezikshme

10 nëntor 2018 | 14:34

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se  Kosova ndodhet në një gjendje të rrezikshme.

“Nga dialogu i pa bashkërenditur, pa platformë dhe pa legjitimitet demokratik dhe kushtetues; Insistimi ndërkombëtër dhe i institucioneve më të larta  të vendit për dialog për marrëveshje përfundimtare me Serbinë, thua se gjatë këtyre viteve nuk është dialoguar apo është dialoguar kot, pa e bërë të qartë  se si do të dukej Kosova pas kësaj marrëveshjeje; Nga sfidat për liberalizim të vizave, të formimit të ushtrisë; të implementimit të MSA-së; të agjendës së reformave…”, ka shkruar Muatafa.

Ai ka thënë se duhet të gjetur forcë për të dalë nga kjo situatë shumë e rrezikshme për vendin.

Postimi i plotë i Mustafës:

Qytetarë të nderuar

Dua të ndaj me juve preokupimin dhe bindjen time se Kosova ndodhet në një gjendje të rrezikshme, 

– Nga dialogu i pa bashkërenditur, pa platformë dhe pa legjitimitet demokratik dhe kushtetues;

– Insistimi ndërkombëtër dhe i institucioneve më të larta  të vendit për dialog për marrëveshje përfundimtare me Serbinë, thua se gjatë këtyre viteve nuk është dialoguar apo është dialoguar kot, pa e bërë të qartë  se si do të dukej Kosova pas kësaj marrëveshjeje;

– Nga sfidat për liberalizim të vizave, të formimit të ushtrisë; të implementimit të MSA-së; të agjendës së reformave evropiane; të anëtarësimit në Interpol me një qeveri që nuk përfaqëson shumicën, por që ka 7 apo 8 ministra me aktakuza;

– Nga Parlamenti që nuk funksionon në detyrën e tij themelore por është shndërruar në teatër të shfaqjeve të nivelit të ulët etik e gjuhësor;

– Nga mungesa e besimit ndërmjet forcave politike në njëra tjetrën për tu ballafaquar bashkërisht kundrejt synimeve të Serbisë dhe aleatëve të saj për ta zhbërë pavarësinë dhe shtetin e Kosovës, për ta ndarë Kosovën dhe ajo që mbetet t’i bashkëngjitet Shqipërisë; 

– Nga pasojat e kauzave të rrejshme, popullizmit dhe protagonizmit, çmimin e të cilave po e paguajnë, jo akterët  por,  qytetarët e Kosovës. E që të gjitha këto na sollën në këtë gjendje të mjerueshme ku jemi, në izolim ndërkombëtar, në shtet të korruptuar, në humbjen e besimit të rinisë për të ardhmen e tyre, pa marrë parasysh kush çfarë pozite mban aktualisht.

Ne duhet të gjejmë forcë për të dalë nga kjo situatë shumë e rrezikshme për vendin. Një forcë e cila bazohet në mendje dhe veprime racionale; në logjikën shtetërore. IM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se nuk do të…