Mustafa kritikon LDK-në për mospjesëmarrjen në varrimin e Demaçit
Ish-kryeministri i Kosovës njëherit kryetar i LDK-së Isa Mustafa, është shprehur i habitur me mospjesëmarrjen e zyrtarëve të partisë së tij në ceremoninë e varrimit të Adem Demaçit.
Ai ka thënë se LDK-ja nuk ka pasur ndonjë qëndrim për mospjesëmarrje, pavarësisht faktit që ai ka qenë kritik ndaj tyre. Mustafa, madje thotë se do të ishte e turpshme, që të kishte një qëndrim të tillë, duke u ndjerë me faj për pamundësinë e shkuarjes së tij në varrim, shkaku i gjendjes së rënduar shëndetësore.“S’kam menduar që nuk shkojnë në varrim. LDK-ja nuk ka pasur qëndrim që të mos marrë pjesë në varrimin e tij, një gjë e tillë do të ishte turpshme për ne. Nuk e kam menduar që do të mbetëm kështu pa këmbë e pa duar”, ka deklaruar Mustafa.
Ai, a thënë se ka pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të ndjerin Demaçi, duke përsëritur se do të shkonte për t’i dhënë lamtumirën e fundit sikur të ishte mirë me shëndet.“Për mua ka qenë e habitshme që nuk i kam pasur njerëzit e LDK-së në varrim. Kam pasur një bashkëpunim të shkëlqyshëm, ani pse na ka kritikuar nganjëherë. Unë do të isha pranë varrit të Adem Demaçit, sikur të kisha mundësi të lëvizja si i pavarur me këmbët e mia”, deklaroi ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së.