Mustafa: Kriza me pandeminë shton nevojën për një ristrukturim të buxhetit

30 mars 2020 | 16:16

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe profesori universitar, Muhamet Mustafa ka thënë se, në këtë krizë të pandemisë duhet të ketë ristrukturim të buxhetit.

Sipas tij, kjo duhet të bëhët me kujdes dhe jo nën presionin e panikës.

“Kriza me pandeminë dhe dimensionet e saj, që tani, shtrojnë nevojën për një ristrukturim të buxhetit. Kjo duhet të shihet me më kujdes dhe të studiohet më mirë dhe jo nën presionin e panikës”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.

Buxheti për vitin 2020 do të jetë 2 miliardë e 357 milionë euro.

Shkrimi i plotë:

RISTRUKTURIMI I BUXHETIT

Kriza me pandeminë dhe dimensionet e saj, që tani, shtrojnë nevojën për një ristrukturim të buxhetit. Në këtë ristrukturim sigurisht duhet të shihet edhe mënyra me produktive e mbështetjes së sektorit privat. Por kjo duhet të shihet me më kujdes dhe të studiohet më mirë dhe jo nën presionin e panikës. Për shembull, të shihet efekti i subvencionimit të pagave më 170 euro apo mund të përdoren më mirë. Pastaj, le të kuptohet se tërë barrën e kësaj situate nuk mund ta mbajë vetëm buxheti modest i Kosovës. Ndaj, se paku në këtë moment, po duket e tepruar një eufori me kërkesa, shoqatash e sindikatash të adresuara tek intervenimet buxhetore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut intervistohet për shkak…