Mustafa, Kurtit: Jepna mundësinë të jemi bashkë në këtë betejë
20 mars 2020
| 10:02
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka dhënë edhe një mundësi tjetër kryeministrit Albin Kurti që të reflektojë. Përmes një shkrimi të gjatë në “Facebook”, shefi i LDK-së ka thënë se dy partitë mund ta vazhdojnë qeverisjen, ndonëse tashmë është organizuar një mocion mosbesimi.
“Edhe sot përulem para popullit tim dhe kërkoj mirëkuptim nga partia ime. Pres edhe sot që zoti Kurti ta heqë tarifën, ta anulojë vendimin për shkarkimin e z. Veliu. Që atij dhe LDK-së t’i kërkoj falje për veprimet e tij dhe të atyre me të cilët ka bashkëpunuar në këtë akt të ulët. Të na japë mundësinë të jemi bashkë në këtë betejë. IM”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.