![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2017/12/isa-mustafa-1.jpg)
Mustafa lajmërohet me telefon nga klinika në Gjermani, uron 10 vjetorin e pavarësisë
16 shkurt 2018
| 21:51
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nga klinika në Gjermani ku po vazhdon shërimin, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e festës së pavarësisë.
“Konsideroj se duhet të jemi unik. Duhet bashkërisht të kapërcejmë edhe disa faza që janë shumë të rëndësishme për ne në jetësimin e të gjitha aspiratave tona që na i ka lanë presidenti Rugova por edhe gjithë luftëtarët e UÇK-së, heronjtë e heroinat tona prandaj në këto momente dhe në këtë përvjetor konsideroj se ajo çfarë na nevojitet, na nevojitet uniteti për çështjet themelore të shtetndërtimit tonë’’, deklaroi Mustafa për “RTK’’-në një bisedë telefonike.
Mustafa po qëndron në një spital në Gjermani, ku po vazhdon trajtimin mjekësor.