
Mustafa: LDK-ja do të nis mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti
18 mars 2020
| 19:48
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë ka bërë me dije në një konferencë për media se LDK-ja do të nis mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti.
Ky qëndrim i Kryesisë së LDK-së erdhi pasi kryeministri Albin Kurti njëanshëm pa konsultim me LDK-në, ka shkarkuar nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
/Epoka e re/