Mustafa: LDK-ja është unike në qëndrimet rreth dialogut me Serbinë

08 korrik 2018 | 12:38

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se kjo parti është unike në qëndrime sa i përket fazës finale të dialogut me Serbinë.

Mustafa duke treguar për vizitat që ka pasur kohëve të fundit, ka thënë se LDK-ja ka dhënë kontributin e saj në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

“Të gjitha qëndrimet e LDK-së janë të koordinuara me Kryesinë e LDK-së, me nënkryetarët e LDK-së, me sekretarin e përgjithshëm, me shefin e grupit parlamentar, me nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e LDK-së dhe me kryetarët e degëve të LDK-së”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Mustafës:

Të dashur miq,

Mbrëmë prita kryeministrin Haradinaj, me të cilin diskutuam lidhur me qëndrimet e LDK-së për dialogun me Serbinë, qëndrime këto të cilat i kemi bërë publike si Kryesi e LDK-së dhe nga takimi me kryetarët e degëve të LDK-së.

Pas kthimit tim në Kosovë, para tre muajsh, ku akoma jam në proces të rehabilitimit fizioterapeutik, më kanë vizituar presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, zëvendëskryeministri Limaj, zëvendëskryeministri Pacolli si dhe kryetari i Vetëvendosjes, z. Kurti.

Jam takuar me ambasadorin e ShBA-së, Greg Delawie, me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, më ka vizituar ambasadorja e BE-së, znj. Apostolova dhe shefja e EULEX-it, znj. Papadopoulou. Të gjithëve u jam falënderues për kujdesin dhe korrektësinë e treguar.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë kontributin e saj në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës dhe këtë kontribut po e jep edhe tani si subjekt opozitar parlamentar.

LDK-ja është unike në çështjet madhore siç është edhe pozicionimi i saj lidhur me fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Të gjitha qëndrimet e LDK-së janë të koordinuara me Kryesinë e LDK-së, me nënkryetarët e LDK-së, me sekretarin e përgjithshëm, me shefin e grupit parlamentar, me nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e LDK-së dhe me kryetarët e degëve të LDK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hajdin Abazi PROBLEME THEMELORE TË PUNIMEVE STUDIMORE (3)  (Autori është…