Mustafa: LDK-ja garon për vendin e parë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se kjo parti është duke garuar që të dalë e para në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Mustafës:
LDK garon të dalë e para, garon të qeverisë me vendin.
Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave.
Dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa portaleve, nuk është veçori e LDK-së.
Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaçe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj.
Qytetarë na japin votën e tyre që të qeverisim, jo të qëndrojmë në opozitë.
Në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dinë është të bëjnë zhurmë.