Mustafa: LDK-ja më 3 gusht do të dalë e fortë dhe unike

30 korrik 2019 | 18:43

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka folur për Kuvendin e nëntë zgjedhor të kësaj partie që do të mbahet më 3 gusht.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se LDK-ja nga ky kuvend do të dalë e fortë dhe unike.

Mustafa u është përgjigjur edhe deklaratave të zyrtarëve të partive tjera që po merren me zgjedhjet e brendshme në LDK.

LDK nuk do të bëjë koalicion me ata që nuk e meritojnë, por nuk do të kultivojë urrejtje patologjike ndaj askujt. “Nuk i marr serioz as të pjekur ata që na dëshirojnë karrige. Sepse gabojnë. Ulin nivelin e tyre. Në një konkurrencë shumëpartiake ne duhet ta mundim njëri-tjetrin me vota të qytetarëve, me asgjë tjetër. I marr të prapambetur për nga koha edhe ata që flasin për klika brenda LDK-së. Të tillët kanë rrëshqitur diku në pellgun e fjalorit dhe mendësisë që nuk është e LDK-së. LDK-ja nuk është përzier dhe nuk ka lobuar për të keq gjatë zgjedhjeve të asnjë partie. Nuk i kemi komentuar as rezultatet e zgjedhjeve të tyre. Kosovës i nevojiten parti të shëndosha, i nevojiten relacione të shëndosha ndërmjet subjekteve politike, i nevojitet konkurrencë e fortë dhe demokratike”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se LDK-ja nuk do të bëjë koalicion me ata që nuk e meritojnë, por sipas Mustafës LDK-ja nuk do të kultivojë urrejtje patologjike ndaj askujt.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar qytetarë
Më 3 gusht të këtij viti, LDK-ja mban Kuvendin e Nëntë Zgjedhor. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo është një ngjarje e rëndësishme. Është, domosdo, e rëndësishme edhe për Kosovën nga se LDK-ja është parti lidere në vend, jo vetëm për nga madhësia por edhe për nga mosha demokratike, duke i mbushur sivjet 30 vjet.
Kam pritur dhe pres që edhe kundërshtarët tanë politik të na urojnë punë të mbarë. Nuk i marr serioz as të pjekur ata që na dëshirojnë karrige. Sepse gabojnë. Ulin nivelin e tyre. Në një konkurrencë shumëpartiake ne duhet ta mundim njëri-tjetrin me vota të qytetarëve, me asgjë tjetër. I marr të prapambetur për nga koha edhe ata që flasin për klika brenda LDK-së. Të tillët kanë rrëshqitur diku në pellgun e fjalorit dhe mendësisë që nuk është e LDK-së.
LDK-ja nuk është përzier dhe nuk ka lobuar për të keq gjatë zgjedhjeve të asnjë partie. Nuk i kemi komentuar as rezultatet e zgjedhjeve të tyre. Kosovës i nevojiten parti të shëndosha, i nevojiten relacione të shëndosha ndërmjet subjekteve politike, i nevojitet konkurrencë e fortë dhe demokratike.
LDK-ja do të dal e fortë dhe unike në Kuvendin e Nëntë Zgjedhor. LDK do të dal e para në zgjedhjet nacionale, në shtator të këtij viti. LDK nuk do të bëjë koalicion me ata që nuk e meritojnë, por nuk do të kultivojë urrejtje patologjike ndaj askujt. Sepse njerëzit e çdo partie politike janë njerëz të Kosovës me ide të ndryshme, janë njerëzit tanë. IM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka mbajtur të martën një…