Mustafa: LDK-ja po organizohet për fitore në zgjedhjet e reja

26 dhjetor 2020 | 21:06

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë me dije se sot kryesia e partisë ka diskutuar për zgjedhjet e reja.

Ai ka thënë se ky diskutim me kryesinë ndodhi pas takimeve disaditore që ka pasur me kryetarë të degëve, raporton “Epoka e re”.

“LDK-ja është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore. Do t’u japim shansë gjithë atyre që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve.

Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të nënkryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zinedine Zinedine humbet një element shumë të rëndësishëm, pikërisht sulmuesin…