Mustafa: LDK-ja s’ka diskutuar për largimin e Vjosa Osmanit

18 qershor 2020 | 21:00

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se partia që ai udhëheq s’ka diskutuar për përjashtimin e nënkryetares Vjosa Osmani pasi kjo doli kundër në disa nga vendimet e fundit. Ai ka thënë se nuk ka pasur së fundmi kontakte me kryeparlamentaren.

“Ne duhet të respektojmë si LDK institucionet në këtë rast edhe kryetaren e parlamentit. Ne duhet të bashkëpunojmë si institucione, çështjet tjera duhet të mbesin si pjesë e partisë. Zonja Osmani mundet të mbesë nënkryetare e partisë e anëtare e kryesisë, duke i kundërshtuar vendimet është çështje tjetër karshi asaj që ajo e ka pasur dhe e ka votën tonë që të qëndrojë si kryetare e Kuvendit, që të bashkëpunojmë me të, që kryeministri të bashkëpunojë me të, që në asnjë rast kjo të mos ndikojë në jetën parlamentare”, ka thënë Mustafa në Deskun e KOHËS.

Mustafa ka deklaruar se në statusin e LDK-së është një dispozitë në të cilën thuhet se anëtarët e LDK-së që bartin pozita nuk mund të kundërshtojnë publikisht vendimet e partisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se LV-ja dhe…