Mustafa, LDK: Kjo ditë e zgjedhjeve sot është e rëndësisë historike për Republikën tonë

09 shkurt 2025 | 14:08

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, gjatë një konference për media, ka thënë se dita e zgjedhjeve sot është e rëndësisë historike për Republikën tonë.

Sipas tij, kjo ditë është e rëndësishme për demokracinë tonë. Prandaj ai ka bërë thirrje që të votohet.

“Në një demokraci, ju, populli, keni mundësinë të dëgjoheni në çdo zgjedhje. Mos e humbisni këtë mundësi. Mënyra për t’u dëgjuar është të dilni dhe të votoni. Sigurohuni që të votoni dhe të ushtroni të drejtën tuaj demokratike. Sigurohuni që të votoni dhe sigurohuni që të gjithë rreth jush të dalin dhe të votojnë. Ne besojmë në ju, populli i Kosovës. Besojmë që procesi zgjedhor të zhvillohet siç duhet dhe të ecë pa probleme. Më e rëndësishmja, edhe një herë: dilni dhe votoni”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi ka hedhur votën e saj.…