Mustafa: Letra e Vetëvendosjes përmban cilësime jozyrtare
16 janar 2020
| 16:09
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka folur për medie pas letrës që Lëvizja Vetëvendosje ia ka dërguar partisë se tij për çështjen e koalicionit qeverisës.
Mustafa ka thënë se letra e Vetëvendosjes përmban cilësime jozyrtare.
Pavarësisht kësaj, Mustafa ka deklaruar se janë të interesuar që ta përmbyllin çështjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Vetëvendosjes, raporton “Epoka e re”.
Ai ka thënë se këtë vullnet për bashkëqeverisje duhet ta tregojë edhe Vetëvendosje.