Mustafa: Loja me Urën e Ibrit ishte fushatë e ulët dhe e papërgjegjshme

28 gusht 2024 | 08:11

Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës, ka komentuar vizitën e shefit të CIA-së në Kosovë.

Mustafa e ka quajtur çështjen e hapjes së Urës së Ibrit si “lojë”.

Madje, ai ka theksuar se “loja” me Urën e Ibrit ka qenë një “fushatë e ulët dhe e papërgjegjshme”.

“Loja me Urën e Ibrit ishte fushatë e ulët dhe e papërgjegjshme. Një popullizëm kuazifolklorik e i shfrenuar me sulme dhe kritika ndaj vendeve të QUINT-it dhe sidomos SHBA-së; pra ndaj vendeve të cilat e vlerësonin të drejtën e Kosovës për të hapur qarkullimin e automjrteve mbi këtë urë por me veprime të badhkërenditura në kohë dhe në aspektin e sigurisë”, tha ish-kryeministri Mustafa per Nacionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për të mërkurën në…