Mustafa: Lufta për të mposhtur pasojat nga pandemia është detyrim i të gjithëve

12 tetor 2020 | 14:46

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin në parim të Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Ai ka vlerësuar se miratimi i këtij projektligji është një hap i rëndësishëm për të fituar betejën me pasojat ekonomike dhe sociale nga pandemia Covid-19.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se lufta për të mposhtur pasojat nga pandemia është detyrim i të gjithëve

 

Postimi i plotë i Mustafës:

Miratimi në lexim të parë i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është një hap i rëndësishëm për të fituar betejën me pasojat ekonomike dhe sociale nga pandemia Covid-19.

Uroj deputetët që e votuan.

Lufta për të mposhtur pasojat nga pandemia është detyrim i të gjithëve, pozitës dhe opozitë, nga fakti se nuk kemi dy pandemi, njërën për pozitën e tjetrën për opozitën por një Covid-19 që po i prekë  qytetarët pa dallim.

Inkurajoj një bashkëpunim racional të të të gjitha grupeve parlamentare dhe të të gjithë deputetëve dhe Qeverisë në plotësimin dhe begatimin e këtij projektligji në mënyrë që ai të jetë sa më gjithëpërfshirës deri në aprovimin e tij si Ligj në leximin e dytë. IM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy dekada pas përfundimit të luftës së fundit, për krime…