Mustafa, LV-së: Gati të barabartë kemi dalë në zgjedhjet e 6 tetorit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se janë duke punuar që të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në shënimin e 30-vjetorit të themelimit të LDK-së, ai ka theksuar se dëshirojnë ta respektojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e fundit.
“Duam një marrëveshje meritore për qeverisjen e ardhme. LDK-ja ka lexuar rezultatet e 6 tetorit dhe po sillet me përgjegjësi. Edhe LV-ja duhet t’i lexojë qartë dhe të pranojë se jemi subjekte që gati barabartësisht kemi dalë në zgjedhjet e 6 tetorit, me diferencë të një deputeti, për çka jemi pajtuar që pozita e kryeministrit t’i takojë partnerit tonë”, ka thënë Mustafa.
Ai ka pohuar se qasja e LDK-së së bashku me LV-në është që të ndajnë përgjegjësitë në harmoni me votën.
/Epoka e re/