Mustafa: Masakra e Reçakut, krimi që tronditi botën demokratike

15 janar 2020 | 10:33

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar të rënët e Masakrës së Reçakut.

Ai ka thënë se kjo masakër ka zgjuar ndërgjegjen e fjetur nndërkombëtar.

“Sot, bëhen 21 vite nga momenti kur ndodhi Masakra e Reçakut, njëra nga krimet më të tmerrshme të regjimit serb mbi popullatën civile shqiptare. Aktin makabër të regjimit të Millosheviqit e pa nga afër i tmerruar edhe ambasadori i OSBE-së, William Walker.
Masakra e Reçakut, zgjoi ndërgjegjen e fjetur ndërkombëtare ndaj padrejtësive dhe krimeve shekullore të Serbisë mbi popullin e Kosovës.
Viktimat e Reçakut, janë vulë e çlirimit dhe shtet-formimit të Kosovës, ata janë në piedestalin e historisë më të re, andaj përulemi para veprës së tyre.
Pa sakrificën e tyre, liria nuk imagjinohej dot.
Lavdi jetës dhe veprës të rënëve në Masakrën e Reçakut!”, ka thënë Mustafa.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familjarë e qytetarë sot po bëjnë homazhe dhe po nderojnë…