Ragmi Mustafa mbahet një orë në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës
08 shtator 2018
| 12:24
Sot kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa është ndaluar në vendkalimin kufitar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe nga pala serbe është mbajtur për më shumë se një orë.
Lidhur me këtë, nga partia e Mustafës kanë mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme.
Nënkryetari i kësaj partie, Ilir Sadriu, ndalimin e tij të sotshëm e ndërlidhi me bisedimet Serbi-Kosovë, raporton TV21.