Mustafa: Me Bedri Hamzën kryeministër, pensionistët do të marrin 1 000 euro më shumë gjatë vitit

22 dhjetor 2024 | 15:03

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka thënë se shpërndarja e buxhetit nga qeveria aktuale në kohë fushate dëshmon dështimin 4 vjeçar të saj.

Ai ka thënë se shpërndarja e 100 eurove për pensionistët është e pamjaftueshme ndërsa theksoi se në qeverinë e udhëhequr nga Bedri Hamza pensionistët do të kenë rritje të përhershme të pensioneve.

“Me këtë qeveri, pensionistët marrin vetëm 100 euro më shumë gjatë gjithë vitit. Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1 000 euro më shumë brenda një viti, dhe shumë më shumë kushte për përmirësimin e jetës për familjet kosovare”, ka deklaruar Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas vendimit të…