Mustafa me deputetët e LDK-së bisedojnë për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka zhvilluar një takim me grupin parlamentar të kësaj partie me të cilët ka biseduar për veprimet e nevojshme për të proceduar me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.
Në këtë takim, siç ka njoftuar LDK-ja është vlerësuar se është në interesin e Kosovës që sa më parë vendi të ketë një qeveri normale.
Sipas këtij njoftimi, Mustafa dhe deputetët e LDK-së kanë vlerësuar se korrupsioni i lartë, papunësia, nepotizmi dhe ikja e njerëzve nga Kosova janë dëshmitë më të mira se vendit i nevojitet qeveri e re e përgjegjshme.
“Në ditët në vijim LDK-ja dhe grupi parlamentar do të zhvillojnë takimet e nevojshme me grupet e tjera parlamentare për të dakorduar hapat që do të ndërmerren”, është thënë në njoftimin e LDK-së.
/Epoka e re/