Mustafa: Me preku thellë lajmi për ndarjen nga jeta e vajzës së Fadil Kryeziut

15 maj 2020 | 17:48

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se e ka prekur thellë lajmi për ndarjen nga jeta e vajzës së Fadil Kryeziut, veprimtar shumëvjeçar dhe themelues i degës së LDK-së në Prizren.

Sipas tij, ndarja e hershme nga jeta e Alba Kryeziut, një të reje të përkushtuar për dije dhe prosperim, është një humbje e madhe jo vetëm për rrethin familjar por për të gjithë vendin.

Postimi i plotë i Mustafës:

Me preku thellë lajmi për ndarjen nga jeta e vajzës së Fadil Kryeziut, veprimtar shumëvjeçar dhe themelues i degës së LDK-së në Prizren.
E ndaj dhembjen me familjen Kryeziu, për humbjen e vajzës së tyre të çmuar, Albës 22 vjeçe, studente në Gjermani.
Ndarja e hershme nga jeta e Alba Kryeziut, një të reje të përkushtuar për dije dhe prosperim, është një humbje e madhe jo vetëm për rrethin familjar por për të gjithë ne.
Ngushëlloj edhe degën e LDK-së në Prizren, miqtë dhe kolegët e Albës dhe familjes së Fadil Kryeziut.
Isa Mustafa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në moshën 94-vjeçare ka ndërruar jetë sot Imami, hafizi, Gani…