Mustafa: Ministrja Bajrami nuk është aty për t’u dorëzuar para hajdutëve, ajo ka përkrahjen time

21 tetor 2020 | 22:38

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, i ka dalë në krah ministres së Financave, Hykmete Bajramit, pas avullimit të dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

“E përkrah plotësisht ministren e Financave, Hykmete Bajrami në betejën e saj kundër kriminelëve që vodhën mbi 2 milion euro nga Thesari i shtetit. Shoh se dikush ka dëshirë dhe bën thirrje që ajo të japë dorëheqje. Por ata duhet ta kuptojnë se ministrja Bajrami nuk është aty për t’u dorëzuar para hajdutëve duke krijuar boshllëk për fshehjen e gjurmëve të vjedhjes së parasë publike, por për t’u ballafaquar me krimin dhe me hajdutët, ashtu siç po vepron me të drejtë ajo”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë i tij:

Qytetarë të nderuar

E përkrah plotësisht ministren e Financave, Hykmete Bajrami në betejën e saj kundër kriminelëve që vodhën mbi 2 milion euro nga Thesari i shtetit.

Shoh se dikush ka dëshirë dhe bën thirrje që ajo të japë dorëheqje. Por ata duhet ta kuptojnë se ministrja Bajrami nuk është aty për t’u dorëzuar para hajdutëve duke krijuar boshllëk për fshehjen e gjurmëve të vjedhjes së parasë publike, por për t’u ballafaquar me krimin dhe me hajdutët, ashtu siç po vepron me të drejtë ajo.

Krimi, korrupsionin dhe plaçkitja e parasë publike ka adresë. Ftoj të gjitha organet shtetërore të punojnë për zbardhjen e shpejtë të  këtij rasti, që të kthehen paratë e vjedhura nga Buxhetini Shtetit dhe kriminelët të përgjigjen para ligjit. IM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Sigal Prishtina që luajti me 100 % vendorë ka…