Mustafa mirëpret takimin në Uashington
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ftesën e ShBA-së për takim më 2 shtator në Uashington, e ka quajtur lajm të pritur, i cili rikonfirmon angazhimin e SHBA-ve në procesin e dialogut.
Përmes një postimi në “Facebook”, Mustafa ka thënë se Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke është i një rëndësie të madhe për Kosovën”, ka shkruar ai.
Ky është postimi i tij i plotë:
Takimi në Uashington, më 2 shtator, një lajm i pritur, i cili rikonfirmon angazhimin e SHBA-ve në procesin e dialogut.
Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është mirënjohëse për tërë përkrahjen e saj.
Roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke është i një rëndësie të madhe për Kosovën. IM