
Mustafa, Muratit: Harrove që i keni blerë votat me buxhetin e shtetit në kohë fushate
04 mars 2025
| 23:26
Besian Mustafa i LDK-së i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit, për pretendimet e tij se kandidatët e Lidhjes Demokratike kanë manipuluar votat me postë të diasporës.
Në reagimin e tij, Mustafa tha se Murati ka harruar se si në kohë fushate i ka blerë votat me buxhetin e shtetit.
“A harrove me tregu’ qysh në Kosovë i keni fitu’ 40% ndërsa në ambasada, ku i keni instalu’ njerzit e juaj, i keni fitu’ 80%?”, tha Mustafa.
“Le të mbrohet një nga një secila votë, brenda e jashtë Kosovës, nga organet e ligjit. Nuk ka asgjë më të shenjtë se vota e qytetarëve të Republikës e cila shpreh vullnetin dhe vleresimin e tyre politik”, deklaroi ai.