Mustafa, Muratit: Rrenat nuk mund t’i sjellësh në Kuvend

04 qershor 2021 | 12:04

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i ka reaguar ashpër ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit ia ka përmendur rastin ‘Subvencionet’, ku zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë,  janë arrestuar nën dyshimin për “keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “mashtrim”.

“Zotëri Mustafa foli për guximin e ministrave! Pajtohem me të se me të vërtet duhet guxim i hatashëm për me shkel Ligjin për menaxhimin e financave publike, ku për një akulim që e ki 12 milionë euro shkon dhe e nënshkruan vendim për 22 milionë euro. Duhet me pas guxim të hatashëm që brenda ministrisë me t’u gjet kuferat me pare”, ka thënë Murati.

Por, ish-ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa , i ka replikuar ashpër ministrit të Financave, duke i thënë se rrenat nuk mundesh t’i sjell në Kuvend.

“Ministër në Kuvend debatohet dhe në fund këto sugjerime i merr parasysh dhe reflekton. Ndërsa arrogancën dhe akuzat më vjen keq që duhet me i thënë, rrenat nuk mundesh me i pru në Kuvend. Keqpërdorimet në Ministrinë e Bujqësisë, ato para nuk mu kanë gjind mua, nëse mu kanë gjend bjeri faktet për qytetarët e Kosovës. Ju kanë gjendur zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë. Unë kam bashkëpunuar me policinë dhe prokurorinë e shtetit që ata zyrtarë të shkojnë atje ku e kanë vendin, në burg”, ka thënë Mustafa, duke  tha Mustafa.

Madje, ai ka thënë se të gjithë e dinë se anëtarët e cilës parti kanë qenë ata zyrtarë të cilët janë arrestuar në rasatin “Subvencionet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, 5 Qershorin, sot…