Mustafa ndahet me Dukagjinin
23 korrik 2020
| 16:01
Ilir Mustafa nuk është më pjesë e Dukagjinit të Klinës. Mesfushori prizrenas ka ndarë rrugët me klubin nga Klina, i cili nuk arriti të mbijetojë në Superligë.
“Faleminderit qytetit të Klinës për një vit, përkatësisht Klubit KF Dukagjini. Pa marrë parasysh rrethanat dhe gjendjen si ka shkuar, e që më vjen shumë keq, e ndiej obligim t’i falënderoj të gjithë. Ju uroj shumë suksese në vazhdim”, ka shkruar Mustafa.