Mustafa ndjenë keqardhje për dorëheqjen e Haradinajt për shkak të Speciales
19 korrik 2019
| 17:47
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se ndjenë keqardhje për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit për shkak të ftesës së Gjykatës Speciale.
Pavarësisht kësaj, Mustafa ka thënë se LDK-ja në vazhdimësi ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Haradinaj.
“Qytetarë të nderuar, LDK-ja në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndodhë për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të kryeministrit të Kosovës. Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe po ashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/