Mustafa: Ndryshimi i kufijve është ndryshim i deklaratës së pavarësisë
03 maj 2019
| 16:42
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se Samiti i Berlinit i ka dhënë fund korrigjimit të kufijve.
Pas takimit me kryetarët e degëve të LDK-së, në një konferencë për media, Mustafa ka deklaruar se ndryshimi i kufijve është ndryshim i deklaratës së pavarësisë.
“Dialogu me Serbinë mos ta prek çështjen e kufijve, sepse kjo hapë çështjen e shtetësisë. Si LDK, do të angazhohemi për procesin e dialogut, por mendojmë se zgjidhja më e mirë është shkuarja në zgjedhjet”, ka thënë Mustafa.
Ai ka treguar se temë kryesore e takimit me kryetarët e LDK-së ka qenë zgjedhjet e brendshme në këtë subjekt politik.
Sipas Mustafës, deri më tani ky proces është duke shkuar në mënyrë normale.
/Epoka e re/