Mustafa: Në Istog ende s’ka fitues
17 dhjetor 2017
| 21:02
Kryetari i Lidhjes Demrokatike të Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se sonte në Istog s’ka fitues, pasi që sipas tij procesi ende nuk ka përfunduar.
“Mbetet që pasi të përfundojë procesi të përcaktohet fituesi. Sonte nuk ka fitues, sepse rezultati është tepër i afërt. Rezultati është ky që është, ne do të presim që ai të përfundoj dhe pastaj ta kemi rezultatin e qartë”, ka thënë Mustafa.
Ndërkaq deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është shprehur i bindur se Haki Rugova do të jetë fitues.
Sipas tij, ka pasur disa gabime teknike. “Votat janë duke u numërua, ka gabime teknike dhe sigurt që Haki Rugova është përpara”, deklaroi ai.