Mustafa: Në këtë qeveri ka shumë njerëz me aktakuza
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një prononcim për Gazeta Blic, ka komentuar arrestimet e djeshme në MINT dhe mos shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari.
Sipas tij, çështja e dyshimit të keqpërdorimit të rezervave shtetëtore tani është në shtyllën e drejtësisë, dhe duhet të kemi besim sepse përgjegjësia ligjore do të trajtohet drejtë.
Ai tha se procedura do të tregoj se kush është përgjegjës dhe kush do duhej të japë dorëheqje, qeveria, ministrja apo dikush tjetër.
Mustafa tha se në qeverinë që ka udhëhequr ai ka pasur kritere tjera.
Sipas tij, çdo qeveritar që është ballafaquar me drejtësinë, gjatë kohës sa ka qenë kryeministër, pa marrë parasysh që vepra nuk është lidhur me atë mandat, është tërhequr nga qeveria.
“Në qeverinë që kam udhëhequr unë ka pasur kritere tjere. Çdo qeveritar që është ballafaquar me drejtësinë, pa marrë parasysh që vepra nuk është lidhur me atë mandat, është tërhequr nga qeveria. Në këtë qeveri ka shumë njerëz me aktakuza, ata jo që s’po japin dorëheqje por po e sulmojnë sistemin e drejtësisë pse po merret me ta”, tha Mustafa.
Mustafa shtoi se i vetmi fat i këtij vendi është se shtylla e drejtësisë nuk është kapur as edhe Gjykata Kushtetuese dhe se mediat po sillen në shumicën e tyre si të pavarura dhe profesionale.
“I vetmi fat i këtij vendi është se shtylla e drejtësisë nuk është kapur as edhe Gjykata Kushtetuese dhe se mediat po sillen në shumicën e tyre si të pavarura dhe profesionale”, tha Mustafa për Gazeta Blic.