Mustafa: Në Programin Legjislativ për vitin 2020 janë përfshirë 7 projektligje që kanë të bëjnë me bujqësinë

15 qershor 2020 | 12:39

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka njoftuar se në Programin Legjislativ për vitin 2020, janë përfshirë shtatë projektligje që kanë të bëjnë me bujqësinë.

Mustafa në profilin  e vet në “Facebook”, ka shkruar se janë nënshkruar katër koncept dokumente dhe 33 udhëzime administrative. “Në Programin Legjislativ për vitin 2020, janë përfshirë shtatë (7) projektligje, të prioritizuara si më të rëndësishmet, të cilat përmbajtësish do të rregullojnë pjesën ligjore, në esencën e tyre dhe domosdoshmërinë e kohës për plotësim-ndryshimin e disa prej ligjeve dhe miratimin e atyre të rejave, të listuara si në vijim:. Projektligji për Bujqësi dhe Zhvillim Rural; Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-016 për Ushqimin;  Projektligji për Pijet e Forta Alkoolike;  Projektligji për Pyje; Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-074 për Shërbime Këshilluese për Bujqësi dhe Zhvillim Rural; Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-042 i Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve; Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-041 për Prodhimin, Grumbullimin, Përpunimin dhe Tregtimin e Duhanit”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij, përveç tjerash në Programin Legjislativ 2020 që kam nënshkruar, përfshihen edhe katër (4) koncept dokumente dhe tridhjetë e tre (33) udhëzime administrative.

“Çështja e rregullativës ligjore të MBPZhR-së nënkupton definimin e paqartësive, zbrazëtive juridike dhe përfaqëson një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm në ecjen para të ministrisë, e padyshim edhe në kërkesat për përafërmi dhe harmonizim me legjislacionin e BE-së”, ka shkruar tutje Mustafa.

 

(A. M / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari ka…