Mustafa: Nëse s’pajtohemi për presidentin shkojmë në zgjedhje

23 tetor 2020 | 15:54

Sot janë takuar liderët e tri parive politike që janë pjesë e koalicionit qeverisës, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Pas takimit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë para gazetarëve se vendi shkon në zgjedhje nëse nuk ka pajtim mes partive për zgjedhjen e presidentit.

“Po dështuam ta zgjedhim presidentin në afatin kushtetues, atëherë shkojmë në zgjedhje”, ka thënë ai.

Lideri i LDK-së ka folur edhe për kohën kur kërkoi vota për presidentin Thaçi, por tha se të njëjtën s’do ta bëjë tani as për Ramush Haradinaj dhe as për asnjë kandidat tjetër.

“As për Haradinajn dhe as për një kandidat tjetër, sepse nuk kemi marrëveshje të tillë. Atëherë i kam kërkuar votat e deputetëve të LDK-së mbi marrëveshjen që kemi pasur dhe për këtë kam pasur edhe shumicën e partisë. Tash s’kemi asnjë obligim ndaj askujt që ta bëjmë president”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kemar Roofe është një sulmues që luan te Glasgow Rangers,…