Mustafa ngushëllon familjen e Nexhat Dacit për humbjen e djalit të tyre
26 janar 2019
| 18:24
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se me dhimbje të thellë ka mësuar lajmin për tragjedinë në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, djali i Nexhat Dacit.
Mustafa në emër të LDK-së, u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të të ndjerit.
“E nderuara familje Daci, me dhimbje mësuam lajmin për tragjedinë në Brezovicë që fatkeqësisht humbi jetën djali juaj, Arian Daci. Në emrin tim dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të gjithë miqve të Arianit, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kolegëve të tij”, është thënë në telegramin ngushëllues të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.