Mustafa njofton ambasadoren kroate për qëndrimin e LDK-së për situatën aktuale politike
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.
Mustafa e ka njoftuar ambasadoren Kapitanoviq për qëndrimin e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike në Kosovë. Po ashtu, ai e ka falënderuar shtetin e Kroacisë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.
Ndërsa, ambasadorja Kapitanoviq e ka uruar kryetarin Mustafa për rizgjedhjen në krye të LDK-së.
Gjithashtu, ambasadorja kroate e ka falënderuar kryetarin Mustafa për korrektësinë dhe bashkëpunimin sa ishte kryeministër i Kosovës.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm në veçanti në ekonomi, arsim, kulturë dhe sektor tjerë që ndikojnë në zhvillimin e Kosovës.
I pranishëm në këtë takim ishte Ismet Beqiri nga LDK-ja dhe Zlatko Vnuçeq, sekretar i parë i Ambasadës së Kroacisë.
/Epoka e re/