Mustafa njofton ambasadorin italian për negociatat me Vetëvendosjen
11 dhjetor 2019
| 14:41
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa e ka falënderuar ambasadorin Sardi për bashkëpunimin e mirë dhe të suksesshëm me institucionet e vendit gjatë mandatit të tij në Kosovë.
Mustafa i ka uruar suksese ambasadorit Sardi në të gjitha angazhimet e ardhshme.
Më tutje, Mustafa e ka njoftuar ambasadorin Sardi edhe për zhvillimet e negociatave në mes të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje drejt bashkëqeverisjes.
Ndërsa ambasadori Sardi e ka falënderuar kryetarin Mustafa për pritjen, bashkëpunimin dhe urimet si dhe i ka uruar festat e fundvitit.
/Epoka e re/