Mustafa: Nuk e kemi problem të shkojmë në zgjedhje, por ato nuk janë zgjidhje

15 dhjetor 2020 | 19:54

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një intervistë për RTK-në e cila do të transmetohet sonte në orën 20:10 minuta, ka thënë se kjo parti nuk e ka asnjë problem që të shkohet në zgjedhje nëse nuk bëhet zgjidhje për presidentin e ri.

“Nuk e kemi asnjë problem që të shkojmë në zgjedhje, në çdo moment jemi të gatshëm për zgjedhje, por nuk e shoh që zgjedhjet ofrojnë zgjidhje për presidentin”, ka thënë Mustafa.

Sa i përket një kandidati të LDK-së për president, Mustafa thotë se ata nuk mendojnë të dalin me një propozim të tillë pasi që e kanë kryeministrin.

“Në rrethana të tilla është mirë të bisedohet haptas për president dhe të mos shkohet në zgjedhje, sepse edhe pas zgjedhjeve mundet që asnjë parti apo koalicion të mos i ketë 80 deputetë në Kuvend”, ka thënë kreu i LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zgjodhi të martën drejtorin e ri…