Mustafa: Nuk e nënshkruajmë paktin e Veselit, e luftojmë vetë korrupsionin
03 shtator 2019
| 17:26
Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka bërë me dije qëndrimin e kësaj partie në lidhje me paktin me dhjetë pika për luftën kundër korrupsionit, të prezantuar sot nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli.
Mustafa ka thënë se LDK-ja është kundër nënshkrimit të paktit kundër korrupsionit, pasi sipas tij partia që ai drejton “nuk dëshiron të qesë fall dhe të bëjë dokument fals”.
“Ne nuk nënshkruajmë as pakt, as dokument. Ne e luftojmë vetë korrupsionin dhe e kemi qëndrim themelor të LDK-së. Nuk dëshirojmë me qit fall për korrupsionin dhe të bëjmë dokument fals”, ka thënë Mustafa pas takimit me deputetin e CDU-së, Peter Beyer.