Mustafa: Osmanin nuk e përjashtuam sepse ajo e ka dhënë qëndrimin e saj

20 prill 2020 | 15:35

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, pas takimit konsultativ me strukturat e larta të subjektit që drejton, e ka komentuar mosprezencën e nënkryetares Vjosa Osmanit në këtë takim.

Ai ka thënë se Osmani e ka bërë të ditur tashmë qëndrimin e saj i cili ishte kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe kundër formimit të koalicionit me partitë e tjera.

“Vjosa Osmanin nuk e përjashtuam sepse ajo e ka dhënë qëndrimin e saj. Ajo është deklaruar dhe mua më ka interesuar edhe deklarimi i të tjerëve”.

“Në fakt ajo e ka dhënë qëndrimin e saj që është kundër mocionit të mosbesimit dhe kundër koalicionit me AAK-në, AKR-në dhe Nismën  dhe unë kam dashur edhe mendimet e tjera”.

“Emrin e mandatarit nuk e kemi akoma sepse kur të vjen puna që të jemi gati për formimin e Qeverisë së re; atëherë ne do ta sqarojmë atë dhe do të dalim me emër konkret”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas lajmeve për zbutjen e masave kufizuese për shkak të…