Mustafa: Pacolli nuk është i qasshëm, AKR-ja do ta ketë vendin në qeveri
30 prill 2020
| 13:11
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se mbetet të shihet më vonë për arritjen e marrëveshjes së koalicionit me AKR-në.
Kjo pasi sipas tij, Behgjet Pacolli nuk është i qasshëm.
“Sa i përket AKR-së jemi marrë vesh që ata do ta kenë vendin në qeveri”.
“Meqenëse zotëri Pacolli nuk është i qasshëm, ne nuk kemi arritur të ulemi të diskutojmë, por kemi komunikuar përpara me të dhe mbetet më vonë që ta zgjidhim me të edhe përfaqësimin e tyre në Ministritë që ata kërkojnë dhe pozitat tjera politike”, ka thënë Mustafa.