Mustafa para takimit me Kurtin: Po shkojmë për të bërë marrëveshje
27 janar 2020
| 16:40
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka hyrë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku do të takohet me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Mustafa i cili ka qenë i shoqëruar nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se është nisur në takim me Kurtin, duke shpresuar se sot të arrihet marrëveshja për koalicion.
“Po shkojmë për të bërë marrëveshje, jemi të përkushtuar”, ka thënë Mustafa.