Mustafa paralajmëron tryezë të partive politike në fillim të dhjetorit për çështjen e presidentit
24 nëntor 2020
| 14:10
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka bërë me dije se në javët e para të muajit dhjetor do të organizojnë një tryezë me paritë politike parlamentare për diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Ai ka thënë se zgjedhjet duhet të shmangen.
“Nuk kemi biseduar për presidentin akoma. Por sipas neve çështja e presidentit duhet të zgjidhet sa më shpejt jo të shkojmë në zgjedhje. Në fillim të dhjetorit do të mblidhemi për të biseduar për presidentin”, ka thënë Mustafa.