Mustafa pas dorëheqjes: Së shpejti do të zgjedhet kryetari i ri i LDK-së
15 shkurt 2021
| 14:55
Isa Mustafa ka njoftuar se do të dorëhiqet nga pozita e kryetarit të LDK-së pas rezultatit të dobët nga zgjedhjet e djeshme.
“Vlerësoj personalisht që rezultati është shumë i keq për LDK-në që nuk e kemi pritur fare. Në shenjë të respektimit të votës së qytetarëve sot e kam njoftuar Kryesinë që do ta thërras Kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së në një periudhë të shpejt kohore”, ka thënë Mustafa.